Nga: ZONJA KATERINA

4 tortija
300 gr mish të grirë
1 qepë të thatë
2-3 thelpinj hudhër
2-3 domate në rende (pure)
1 lç piper i kuq speci
1 spec të kuq
200 gr fasule (të kuqe ose të zeza)
1 lgj miks baharnash
Kripë, piper i zi

Në një tigan me vaj hedhim qepën e grirë imët së bashku me 2-3 thelpinj hudhër dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. Shtojmë më pas mishin e grirë, 1 spec të kuq të prerë në kubikë të vegjël, purenë e domates, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Vendosim kapakun dhe e lemë salcën së bashku me mishin e grirë të marrë valë për 10 minuta. Shtojmë në fund dhe fasulet e ziera dhe i lemë në zjarr së bashku me përbërësit e tjerë për 2-3 minuta të tjera. Marrim tortijat dhe i ngrohim në një tigan që nuk ngjit ose më mirë në furrë. Më pas i mbushim me masën e përgatitur, i palosim duke i bërë role dhe më pas i servirim.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb