TIRANË

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar pas dhunimit dhe ndalimit të sekretarit organizativ të PD, Sait Dollapi. Në një status në “Facebook”, Nishani shkruan se pas 28 vitesh  po rikthehen aktet e torturës në sheshe publike kundër eksponentëve të opozitës politike.

“Pas 28 vitesh në Shqipëri segmente të inkriminuara, të rekrutuara vitet e fundit në Policinë e Shtetit rikthyen aktet e torturës, në sheshe publike kundër eksponentëve të opozitës politike.
Edi Rama, Sandër Lleshi dhe drejtuesi policor i aktit të torturës mbi Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike kanë llogarinë e hapur më të madhe me ligjin dhe popullin opozitar.
Tortura publike nuk ka asnjë proporcionalitet dhe nuk do mund të harrohet për asnjë çmim”, thekson Nishani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb