Detaje të reja janë zbardhur nga krimi makabër në fshatin Gjerbës i Mallakastrës, ku nipi me dy shokët shkoi të vjedhë në banesën e xhaxhit dhe i vrau nusen, duke ia lidhur me litar dhe hedhur në rezervuar.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se tre të rinjtë në prani të psikologut dhe avokatit, kanë pranuar autorësinë e vrasjes makabre të 50-vjeçares Drita Saliaj.

Ndërkohë, policia ka vepruar menjëherë, duke arrestuar autorët e krimit, 26-vjeçarin Ervis Zotkaj, dhe dy 16-vjeçarët, S. Sh. dhe L. S. (ky i fundit djali i vëllait të burrit të viktimës).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb