Nga Zonja Katerina
Përbërësit

8 bukë tosti, 10 feta djathë, 10 feta proshutë, 4 kokrra vezë, 2 gota qumësht, 1 lugë gjalpë, Kripë, piper, arrë moskat, Rigon, rozmarinë.

Përgatitja

Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim 4 feta buke. Mbi çdo fetë buke vendosim nga një-dy feta proshutë dhe djathë. Vendosim 4 fetët e tjera të bukës. Dy feta djathi dhe proshute i presim në kubikë të vegjël dhe i hedhim mbi fetat e bukës.

Rrahim vezët me qumështin dhe me erëzat. Masën e përgatitur e shtojmë në tavën ku kemi vendosur bukët e tostit. E lemë të pushojë për 10 minuta sa qumështi të perthithet nga bukët e tostit dhe më pas i vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb