Totenham Hotspurs ka thyer serinë e humbjeve radhazi për t’u rikthyer tek fitorja dhe 3 pikët në Premier League.

Ndaj WBA, të besuarit e Mourinho kanë marrë një fitore modeste 2-0 me golat e Kane dhe Son.

Kjo fitore u shërben Spurs-ave për të arritur në kuotën e 36 pikëve në tabelë, momentalisht duke kapur vendin e 7-të. Para kësaj sfide, Totenham kishte humbur 3 ndeshjet me Liverpool, Brighton dhe Chelsea.

Ndërkohë sfida e radhës për Totenham është ndoshta më e vështira e sezonit, pasi luajnë në fushën e kryesuesve të Manchester City.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb