Dyshja Kane-Bale po i japin Totenhamit të Mourinho një impuls të ri në Premier League. Me dy gola secili, skuadra e Spurs-ave kalon me lehtësi dhe Crystal Palace me rezultatin 4-1.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Totenham në Premier League, kurse më shumë në sy bie ecuria e Kane me golat dhe asistet, si dhe e Bale i cili duket se është ai sulmuesi i vjetër në Angli që bënte diferencën.

Me këtë fitore Totenham e sheh veten në vendin e 6-të, vetëm 2 pikë larg zonës së Champions League i cili është i vetmi objektiv i arritshëm për këtë vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb