Totenham Hotspurs ka marrë 3 pikët e para të sezonit në javën e 2-të të Premier League.

Londinezët veriorë pas humbjes me Everton në start, nuk e patën të lehtë as në Southampton. Vendasit kaluan në avantazh me bomberin Ings, por më pas do të vinte dhe revanshi.

Koerano- jugori, Heung Min Son në një formë të shkëlqyer shënoi 4 gola radhazi për të regjistruar një poker personal dhe një rekord në këtë sfidë.

Minuta për një gol kishte dhe Harry Kane që shënoi për herë të parë këtë sezon. Ndërsa nga vendasit u kujtua edhe një herë Danny Ings për të shënuar golin e 2-të personal, kësaj radhe nga pika e bardhë e penalltisë dhe për të vulosur rezultatin 2-5.

Në kampin e Spursave kjo fitore tregon se ka optimizëm, teksa Bale disa orë më parë firmosi për të qenë pjesë e skuadrës së Mourinho, një rikthim që premton shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb