ANGLI

Totenham Hotspurs është në kërkim të zonës së Champions League dhe me fitoren në Aston Villa nuk qëndron shumë larg. Në ”Villa Park” të besuarit e Mourinho e panë veten në disavantazh me një autogol të Toby Alderweireld por ishte vetë mbrojtësi belg i cili rekuperoi duke shënuar në portën e kundërshtarëve.

Në fund të pjesës së parë ishte koreano- jugori  Heung-Min Son i cili ekzekutoi një penallti. Portieri priti tentativën e parë por Son ishte shumë afër dhe shtyu topin drejt rrjetës.

Vendasit e nisën mirë pjesën e dytë duke barazuar me Engels dhe atëhere kur u mendua se gjithcka do të përfundonte në 2-2, një gafë trashanike e një mbrojësi të Aston Villas bëri që Son të dalë i vetëm përballë portierit kundërshtar për mos e patur të vështirë ta shtyjë topin drejt rrjetës.

Me këtë fitore Totenham kap vendin e pestë, një më pak se Chelsea por me dënimin e Manchester City nga UEFA me dy vite jashtë kompeticioneve atëhere londinezët janë automatikisht në Champions League. Prapa tyre qëndron Sheffield United kurse Manchester United ka zbritur disa vende në renditje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb