Janë luajtur 8 ndeshjet e planifikuara për ditën e sotme në Ligën e Kampionëve. Interi është mposhtur në trasnfertën londineze nga skuadra e Totenhamit dhe çështja e kualifikimit duket se është rihapur sërish. Totenhemi fitoi përballë Interit, me shifrat 1-0  me një gol të Eriksen në minutën e 80-të, duke  marrë kështu vendin e dytë, edhe pse gjenden me kuotë të barabartë pikësh, 7.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj PSV-së, kurse Tottenhami luan ndaj Barçës. Interi duhet të fitojë ndaj PSV-së me shpresën që Tottenham të barazojë ose humbas kundër Barçës në Camp Nou, zikaltrit mund të vazhdojnë në fazën tjetër edhe me barazim, por gjithmonë nëse Spurs humbasin

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb