Një dëmtim në muskulin e tendinës së gjurit e ka lënë jashtë që prej fillimit të këtij viti, por tani sulmuesi i Kombëtares angleze dhe Totenhemit, Herri Kejn, është gati që të zbresë në fushën e lojës dhe të japë pjesën e tij për skuadrën sapo kampionati të rinisë në Angli. Këtë e ka thënë vetë sulmuesi në një intervistë dhënë “Sky UK”.

“Isha mirë me riaftësim që përpara bllokimit të sezonit, po bëja çdo gjë veç stërvitjes me ekipin. Pas ndalimit të kampionatit vijova me seancat on-line me pjesën tjetër të grupit. Kam bërë një punë disi të veçantë për tendinën e gjurit, por edhe çdo gjë tjetër që ka kryer pjesa tjetër e skuadrës”.

“Javën e fundit kemi mundur të bëjmë stërvitje individuale me një pjesëtar të stafit në fushë dhe ka qenë bukur që të dilnim dhe të preknim sërish topin. Kur sezoni të rifillojë, do të jem gati për të luajtur që në ndeshjen e parë,” tha Kejn.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb