Françesko Toti i dha fund martesës me Ilari Blazin dhe tashmë prej muajsh është në një lidhje me Noemi Bokin.

Së fundi, mediat italiane kanë raportuar se çifti Toti-Boki kanë udhëtuar shumë shpesh së bashku në Shqipëri dhe Durrësi e Tirana kanë qenë destinacionet e tyre.

Shkak i këtyre udhëtimeve ka qenë axhenda e legjendës së Romës, që sipas mediave italiane është përfshirë si investitor në një projekt imobiliar shumë të përfolur dhe jo me pak rreziqe, në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: