Toti, legjenda e Romës është bërë pjesë e “Big Brother Italia” si I ftuar vip. Ai ka dhuruar spektakël duke bërë batuta dhe selfie me konkurrentet por edhe duet me bashkëshorten e tij që është një nga figurat më të njohura të televizionit në gadishullin “Apenin”.

Ç’ka ka bërë më shumë përshtypje ishte momenti kur kapiteni I Romës gjatë zhvillimit të një loje është shprehur: “nëse humbas “quizin” do të këndoj himnin e Lacios”. “Kurrë asnjëherë në botë” reaguan menjëherë tifozët e Romës që gjendeshin aty.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: