ITALI- Ka vdekur në spitalin e Parmës Stefano Ganci, një nga njerëzit më besnikë të Toto Riinës që vuante dënimin me burg përjetë. Vdekja e tij ndodhur në ditët e fundit të 2017-ës pas disa ditësh qëndrimi në spital për shkak të një krize kardiake e ardhur si komplikim i një patologjie të rëndë nga e cila Ganci vuante prej kohësh.

Sipas zërave, prokurori i Parmës ka vendosur si praktikë të kërkojë autopsinë.
Trupi do të largohet nga qyteti i Emilias për në Sicili në ditët e ardhshme. Stefano Ganci ishte pjesë e grupit që vrau gjykatësin Borsellino. Ganci ishte një superkiller i Cosa Nostras dhe ishte duke vuajtur dënimin me burg përjetë për pjesëmarrje në disa vrasje, duke përfshirë atë të këshilltarit Rocco Chinnici dhe zv.kuestorit Ninni Cassarà.

Për më tepër nuk do të ketë funeral publik për Gancin. Ky ka qenë vendimi i kuestorit të Palermos, Renato Cortese, i cili ka vendosur për një funeral privat për 55-vjeçarin, ashtu si për Totò Riinan, ndaj të cilit kishte qenë besnik. Ky i fundit u nda nga jeta më 17 nëntor të vitit të kaluar pas një sëmundje të gjatë.

Rocco Chinnici's wasted car after a car bomb exploded near by, Palermo, Italy, 29 July 1983. ANSA/OLDPIX
Rocco Chinnici’s wasted car after a car bomb exploded near by, Palermo, Italy, 29 July 1983. ANSA/OLDPIX

Stefano Ganci, biri i bossit të grupit mafioz ‘Noce’ Raffaele dhe vëllai i mafiozit Mimmo dhe të penduarit Calogero Ganci, u konsiderua si një vrasës i pamëshirshëm i paguar nga Corleonesët.

Ai ishte dënuar me 26 vjet burg për pjesëmarrjen në grupit ekzekutues të masakrës ku vdiq Paolo Borsellino dhe gjithë njerëzit e eskortës së tij.

Bashkëpunëtori i drejtësisë Antonino Galliano tha gjatë një marrje në pyetje para gjykatësit Nino Di Matteo se Stefano Ganci, pak minuta para sulmit ndaj gjyqtarit Borsellino, në rrugën D’Amelio – kishte thënë se “dëgjonte zhurmën” duke njoftuar se çfarë do të ndodhte menjëherë pas kësaj, të cilën e dinte sepse ishte pjesë e grupit që ndoqi Borsellinon në mëngjesin e 19 korrikut 1992.

Babai i tij, Raffaele Ganci, 86 vjeç, është gjithashtu i dënuar e burg përjetë për disa vrasje duke përfshirë atë të Carlo Alberto Dalla Chiesa: kreu i grupit Noce, ai ishte në “Komisionin Krahinor” të Cosa Nostra-s që urdhëroi vrasjet e Falcones dhe Borsellinos.

Ndër të tjera, familja Ganci drejtoi dyqanin e kasapëve në Via Lo Jacono, në Palermo, disa hapa larg nga shtëpitë e Chinnici dhe Falcone, nga ku mund të ndiqnin lëvizjet e tyre. Djali tjetër i Raffaeles, Calogero Ganci, gjithashtu një vrasës i Cosa Nostras, u pendua në vitin 1996 duke bashkëpunuar me drejtësinë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb