SARANDË- “Emërimet në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë janë bërë pa konkurs”. Konstatimi vjen nga Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili ka inspektuar këtë institucion, duke deklaruar se janë hasur një sërë problematikash që do të publikohen së shpejti në një raport zyrtar

Totozani inspektoi edhe një vendbanim të komunitetit rom në qytetin e Sarandës, duke e cilësuar një situatë skandaloze.

Edhe pse e ka anuluar vizitën në mjediset e paraburgimit të Sarandës, Totozani thekson së është më mirë që ky institucion të mbyllet, si dhe duhet të ndryshojë politika penale që sjell mbipopullim

Pasi ka zhvilluar takime me qytetarët dhe kryetaren e bashkisë së Sarandës Florjana Koka, Avokati i Popullit thekson se janë grumbulluar një sërë ankesash, në një qytet që ai e cilëson si të ngarkuar me problematika sociale, ekonomike e ligjore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: