Tottenham ka marrë një fitore bindëse 0-4 në transfertë kundër Huddersfield duke e ngjitur përkohësisht në vendin e 3 në “Premier League”.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochetino është treguar e pamëshirshme për të ruajtur ecurinë pozitive të javëve të fundit në kampionat duke lënë pas atë nisje me halucinacione.

Londinezët zhbllokuan shumë shpejt me Harry Kane në minutën e 9-të, ndërsa pas 7-të minutash Davies dyfishoi shifrat. Në minutën e 23-të Harry Kane vrau shpresat e vendasve për pikë duke realizuar golin e dytë personal dhe të tretin për Tottenham. Shifrat përfundimtare i stampoi Sissoko pak para vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit.

Dy realizmet e sotme e bëjnë Harry Kane njeriun e javës për Tottenham pasi në mesjavë sulmuesi anglez gjeti tre herë rrugën e rrjetës në “Champions League” kundër APOEL. Ndërsa në “Premier League” Kane ka shënuar 6-të herë, po aq sa Aguerro e Lukaku.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb