Jo vetëm merkato në hyrje, në verë, Tottenham duket të kujdeset për disa çështje të rëndësishme edhe në dalje. Nuk është e sigurt e ardhmja e trajnerit Antonio Conte, sipas të gjithë gjasave italiani e ka mbyllur me londinezët.

Një tjetër çështje e hapur është edhe ajo e Harry Kane. Kapiteni futet në vitin që i skadon kontrata, në 2024, kjo është vera e duhur për të vendosur përfundimisht, do të rinovojë apo do të largohet.

Kane
Kane

Për Kane ka interes të madh nga shumë klube, edhe nga Anglia, ku Man.United është gati të paraqes një ofertë zyrtare në çdo moment, por drejtuesit e Tottenham janë kundër një kalimi në çdo skuadër të Premier League pasi do të forconin një rival direkt. Në këto kushte, Bayern Munich mbetet opsioni kryesor, për klubin, por edhe për vetë lojtarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb