Largimi i Antonio Conte nga Inter bëri jo pak bujë, një divorc që erdhi menjëherë pasi fitoi titullin në Serie A. Nuk pritet që Conte të qëndrojë shumë gjatë pushim, gjithnjë nëse nuk preferon vetë ta bëjë diçka të tillë, pasi ofertat për të nuk mungojnë. Sipas “The Sun”, ish trajneri i Inter ka përfunduar në orbitën e Tottenham Hotspur, për momentin është në balotazh me Erik Ten Haag, trajneri i Ajax, por të dy janë opsione nëse Mauricio Pochettino nuk rikthehet në Londër.

Mauricio Pochettino 6
Mauricio Pochettino 6

Trajneri aktual i PSG i ka kërkuar drejtuesve të klubit ta lënë të lirë për tu ribashkuar me Tottenham, nëse arrin të marrë këtë leje të nevojshme, atëherë Pochettino do të prezantohet në krye të “gjelave”. Nga Franca bëjnë me dije se Leonardo, drejtori i klubit, i ka kujtuar Pochettinos se ka një kontratë deri në vitin 2023. Nëse rast se Pochettino qëndron në Paris atëherë presidenti i Tottenham, Daniel Levy do të kontaktojë Antonio Conte për ta bindur që të rikthehet në Londër, këtë herë jo në krye të Chelsea por tek rivalët e tyre të Tottenham Hotspur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb