Një gjysmëfinale që në fillim të sezonit askush nuk e priste në Champions League. Por futbolli është i bukur edhe për suprizat që dhuron. Dhe sfida Tottenham-Ajax është një surprizë e bukur për atë që dy skuadrat kanë dhuruar gjatë këtij edicioni në turneun më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër.

Tottenham Wil Met Ajax Filosofie Terug Naar Zwart Wittijdperk
Tottenham Wil Met Ajax Filosofie Terug Naar Zwart Wittijdperk

“Shpirti me të cilin kemi ndërtuar këtë skuadër na mëson se mund të arrijmë çdo rezultat. Gjithçka është mundur. Kjo është forca jonë dhe jam i lumtur që te Tottenham më kanë lejuar të ndjek principet e mia”, ishin fjalët e Mauricio Pochettino në konferencën për mediat përpara sfidës kundër Ajax.

Methode Times Prod Web Bin B987db6e 6aba 11e9 Bf02 7f5aa383779f
Methode Times Prod Web Bin B987db6e 6aba 11e9 Bf02 7f5aa383779f

Tekniku duket se e çon mendimin e tij shumë larg, por më parë duhet të kalojë formacionin holandez, që nxorri nga gara një prej favoritëve kryesorë siç ishte Juventus. Në këtë mision ndeshja e parë në shtëpinë e anglezëve është shumë e rëndësishme. “Nuk ndodh shpesh që Tottenham të luajë një gjysmëfinale në Champions, madje kjo është herë e parë. Nuk do të jetë e lehtë. Pres një sfidë të ekuilibruar dhe duhet të respetojmë rivalët, pasi Ajax është këtu me meritë”, ka vijuar Pochettino. Harry Kane është mungesa e madhe e Tottenham, që gjithashtu duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa koreano-jugorin Son, i pezulluar për shkak të kartonëve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb