Tottenhami ka mposhtur Bayern Munichun në ‘Audi Cup’ pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2. Erik Lamela kaloi anglezët në avantazh në minutën 19-të.

Pas pushimit filluan zëvendësimet, por niveli i lojës nuk ra, madje ndeshja u bë edhe më dramatike. Cristian Eriksen dyshoi rezultatin në minutën e 59’, por bavarezët nuk u dorëzuan duke ngushtuar diferencën me Arp. Bayern gjen golin e barazimit me kanadezin Alphonso Davies.

Më pas, ishte radha e 11-metërshave, ku “Spërsat dolën triumfues”. Alaba humbi penalltinë e parë për bavarezët, ndërsa Eriksen humbi të dytën për Totenhemin. Goditjet vijuan deri në raundin e shtatë të penalltive, ku pas realizimit të Tanganga, ishte Boateng që gaboi tek Bajerni, dhe kështu ekipi i Poçetinos fitoi turneun.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb