Tottenham ka arritur akordin me Paris SG për transferimin e mbrojtësit Sergio Auirier. Francezi me gjasë sot do të shfaqet në Londër për vizitat mjekësore ndërsa nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndodh edhe nesër. Ky është transferimi dytë për të besuar e Mauricio Pochetino-s pas mbrojtësit tjetër Davinson Sanchez. Mësohet se arsyeja përse “spursat” po kursehen këtë merkato është ndërtimi i stadiumit të ri.

Gjithsesi, mësohet se drejtuesve të klubit skuadra e Paris SG i ka ofruar edhe dy lojtarë të tjerë. Brazilianin Lucas Moura dhe Di Maria-n. Kjo ngase klubi po mundohet të përmirësojë balacat pasi bleu Neymar për 222 mln euro dhe për të përfunduar tratativat për Kylian Mbappe i cili kushton 180 mln euro, duhet më parë të shesë, raporton “France Football”.

Mauricio Pochetino, trajneri argjentinas i Tottenham, preferon që nëse për ndonjërin nga futbollistët presidenti Levy mund të lëvizë, ai të jetë bashkëkombasi i tij Angel Di Maria. Për anësorin francezët megjithëse e nxorën në merkato nuk do të thotë se do të pranojnë skonto, por deri nesër në mbrëmje kur merkato të mbyllet gjithçka mbetet e mundur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: