Tottenham Hotspur mbetet në kërkim të një qendërmbrojtësi për të përforcuar prapavijën. Sipas “London Evening Standard”, Jose Mourinho ka dy emra fiks për këtë pozicion: Milan Skriniar dhe Sergio Ramos. Tekniku portugez i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit emrat që preferon, por në rastin e mbrojtësit të Inter, tratativa është jo pak e komplikuar pasi sllovaku konsiderohet i pashitshëm nga zikaltërit. Në fakt edhe Mourinho është i vetëdijshëm për këtë status të mbrojtësit por në çdo rast drejtuesit e “gjelave” do të paraqesin një ofertë zyrtare.

Skriniar Scaled E1600945883558 1280x720
Skriniar Scaled E1600945883558 1280×720

Objektiv me konkret dhe më pak i kushtueshëm është Sergio Ramos. Kapiteni i Real Madrid është në skadencë të kontratës dhe palët janë shumë larg arritjes së një marrëveshjeve për rinovimin e mundshëm. Tottenham pritet të rreshtohet mes ekipeve të tjera që do të paraqesin një ofertë gjatë merkatos së janarit për të siguruar shërbimet e spanjollit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb