Harry Kane nuk është më një lojtarë i pashitshëm. Tottenham Hotspur por dhe vete kapiteni janë të bindur se ky është vitit i duhur për ti dhënë fund bashkëpunimit ndërmjet tyre. Po ku do të luaj Kane sezonin e ardhshëm? Admiruesit për sulmuesin anglez nuk mungojnë, prej kohësh ndiqet nga dy ekipet e Mançesterit, por edhe në Spanjë, Reali dhe Barça shpesh janë interesuar për shërbimet e tij.

Kane
Kane

Sipas “Daily Mail”: Kane tashmë ka edhe një çmim. Presidenti i “gjelave”, Daniel Levy kërkon 173 milion euro për kartonin e kapitenit. Në kushtet se si po zhvillohet merkato në këtë kohë krize, 173 milion euro janë një shifër e lartë, nëse një klub vendos të paguaj kartonin e tij, Kane do të shndërrohej në lojtarin e tretë më të shtrenjtë në histori pas Neymar dhe Mbappe. Kapiteni i përfaqësueses angleze është një nga qendërsulmuesit më të mirë në qarkullim por në CV e tij mungojnë trofetë e rëndësishëm, kjo është arsyeja kryesore pse Kane kërkon të largohet, dëshirë të cilën ia ka bërë publike edhe drejtuesve të klubit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb