Sulmuesi i Stoke City, Saido Berahino, po bën pothuajse dy vite që nga hera e fundit që ka arritur të shënojë gol.

Futbollisti i lindur në Burundi pati mundësinë për të prishur rekordin negativ në sfidën e sotme përballë Leicester në transfertë, por ai është lënë jashtë skuadrës duke regjistruar një nga statistikat më të turpshme në të gjithë futbollin.

Goli i fundit i realizuar nga Berahino është realizuar në kohën kur luante për Ëest Brom, në një sfidë kundër Crystal Palace, më 27 shkurt të 2016.

Në sezonin 2014-2015, Berahino, shënoi 20 gola në të gjithë kompeticionet me skuadrën e West Brom dhe si rrjedhojë ishte afër grumbullimit me skuadrën e Anglisë pasi kishte kaluar më parë në U-21.

Futbollisti ishte gjithashtu nën shënjestër e fortë të ekipit të Tottenham që bëri në total katër oferta, më e larta në shifrën 23 mln paund vetëm e vetëm për t’a transferuar në Londër.

West Brom ia arriti t’i rezistonte tundimit të milionave dhe më pas të ndikuar nga forma e dobët e futbollistit e shitën atë te Stoke City në janar të 2017 për 12 mln stërlina.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb