Kur mbeten 24 orë nga mbyllja e merkatos së verës në Premier League, Tottenham është shumë pranë dy goditjeve të mëdha që trondisin të gjithë tregun e transferimeve dhe i hapin rrugën një efekti domino. Sipas mediave anglez, “Spurs” kanë arritur marrëveshjen me Barcelonën dhe Juventusin për transferimin e Philippe Coutinho dhe Paulo Dybala.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I pari pritet të kalojë te skuadra londineze në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit të tij në fund të sezonit. Ndërkohë, për sulmuesin argjentinas “Gjelat” e Londrës janë gati të paguajnë 70 milion euro. Kjo shifër është pranuar nga Juventus, ndërsa vendimi përfundimtar i takon futbollistit. Këto dy blerje të mëdha të Tottenham ndezin një reaksion zinxhir në merkaton e verës.

Maxresdefault (6)
Maxresdefault (6)

Kështu, Barcelona lirohet nga një pagë e lartë sezonale, ndërsa largimi i Coutinho I hap vendin në skuadër objektivit më të madh në tregun e transferimit për klubin katalunjas, që mban emrin e Neymar.

Gettyimages 1044606730 1
Gettyimages 1044606730 1

I njëjtë diskutimi edhe për Juventusin. Sipas mediave italiane, me 70 milion euro të arkëtuara nga shitja e Dybala, “Zonja e Vjetër” do të nisë sulmin e fundit për blerjen e Romelu Lukaku nga Manchester United.

Eriksen Manchester United Transfer
Eriksen Manchester United Transfer

Ky I fundit përfshihet në këtë “vorbull” të merkatos edhe në forma të tjera. Si fillim, transferimet e Coutinho dhe Dybala te Tottenham detyrojnë londinezët të “sakrifikojnë” Kristian Eriksen.

Pogba 1
Pogba 1

Mesfushori danez është shumë pranë kalimit te Manchester United, çka do të thotë se Paul Pogba ka një arsye më shumë për t’u larguar. Këtu del në skenë Real Madrid, që gjithashtu do të nisë ofensivën e fundit për të vendosur mesfushorin francez nën urdhërat e Zinedine Zidane.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb