Harry Kane nuk do largohet nga Tottenham. Sulmuesi anglez do të jetë pjesë e Spurs edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht zërave të merkatos. Së fundmi ka thashetheme që e lidhin me Bayern Munchen, por sipas gazetarit të mirënjohur Fabricio Romano, asgjë nuk është e vërtetë.

Kane ka një kontratë që e lidh me klubin londinez deri në vitin 2024 dhe po shqyrtohet mundësia që në tavolinë të vendoset edhe një tjetër ofertë nga Tottenham për të vazhduar edhe më tutje bashkëpunimin. Trajneri i kësaj skuadre, Conte e ka në planet e sezonit të ardhshëm, me grupin që është tejet i fortë.

Lojtari i lindur në Londër është një nga më të mirët në Premier League në rolin e tij. Kane ka luajtur 282 ndeshje në kampionatin anglez dhe ka gjetur golin plot 183 herë.

7u
7u

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: