Ikona e Romës, Francesco Totti, ka mbushur 41 vjeç, ndërsa në këtë ditë ai ka falënderuar fansat që nuk po e lënë të mërzitet pas tërheqjes.

Tani në rolin e drejtorit, Totti, ka marr shumë urime për ditëlindje, ndërsa e ka filluar dhe kursin e trajnerit në shkollën e famshme italiane Coverciano.
“Ka kaluar një vit që kur vendosa të hapja rrjetet e mia sociale. Doja të isha pranë tifozëve të mi, të ndjeja dashuriën e tyre, por edhe ata ta dëgjonin zërin tim dhe të tregoja gjëra për veten time. Kjo shkoi shumë më mirë sesa prisja: më keni mbushur me mesazhe dhe më keni përcjellë emocionet tuaja, kam prekur me duar dashurinë tuaj dhe kjo më ka ndihmuar ta përballoj këtë fazë të re të jetës sime”.

“Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes dhe që më jepni kaq shumë gëzime dhe emocione”, ka shkuar Totti.

Totti ka luajtur për 25 vit te Roma dhe është legjenda më e madhe e këtij klubi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: