Kapiteni legjendar i Romës, Françesko Totti, do të përballet me një “betejë” akoma më të madhe sesa ajo e dikurshmja brenda katërkëndëshit të blerë, atë ligjore, ku ndarja e pasurisë me ish-partneren Ilari Blasi do të jetë tema e diskutimit.

Data 14 mars do t’i vendosë të dyja palët përpara gjykatës, e cila do të japë verdiktin e kësaj historie pronash.

Nga ana sentimentale, të dy personazhet e mësipërm e vazhdojnë lumturinë në kahe të ndryshme.

Toti ndodhet në krahët e bukuroshes Noemi Boki, ndërsa Ilari i ka prezantuar së fundmi familjes së saj sipërmarrësin gjerman, Bastian Myler.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: