“BalkanWeb” ka siguruar kallëzimin penal që kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Kallëzimin deputeti socialist e ka bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ndërsa e ka zbuluar në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço.
dokumenti2

dokumenti 1

dokumenti32
Taulant Balla akuzon kështu zotin Basha për nxjerrjen e sekretit hetimor, në lidhje me dy automjetet tip “Toyota Yaris” që u bllokuan në portin e Durrësit, brenda të cilave u gjetën rreth 3.4 milionë euro.

“Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ( duke treguar me gisht nga Balla, që po qeshte bashkë me Ramën) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, ka thënë Basha ditën e enjte në Kuvend, e që sipas kreut të grupit të PS-së ka përhapur qëllimisht sekretin hetimor.

Detaje të tjera në lidhje me këtë çështje Taulant Balla i ka treguar në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapaço, emision që do të transmetohet në orën 19:00.

Katër personat e arrestuar nga policia, si të përfshirë në kalimin nga Belgjika drejt Shqipërisë të 3.4 milionë eurove kanë mohuar para grupit hetimor të kenë pasur pjesë në këtë shumë parash. Ata mësohet të kenë pohuar se paratë nuk janë të tyret.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb