HAGË– Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (TPIY) anuloi sot në apel lirimin e kreut të shërbimeve sekrete serbe dhe ndihmësit të tij në periudhën e presidencës së Sllobodan Millosheviçit dhe urdhëroi një proces të ri gjyqësor për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi në fillim të viteve 90.

”Dhoma e Apelit urdhëroi që Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç, të akuzuar se kanë mbështetur njësitë speciale për kryerjen e krimeve makabre, do të gjykohen sërish për të gjitha akuzat të përfshira në aktakuzë”, deklaroi gjykatësi Fausto Pocar gjatë një audience publike në Hagë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: