Cfarë bën Jack Brooksbank në një yaht në brigjet e Kaprit me tre modele, njëra prej tyre topless? Bashkëshorti i princeshës Eugenia të York, që është bërë nënë për herë të parë në shkurt me të voglin August ndodhet në shtëpi me fëmijën e saj, ndërsa ai është nisur për një udhëtim… pune. E përjavshmja ‘Chi’ ka publikuar fotot e bashkëshortit të kushërirës së William dhe Harry, që është kapur nga paparacët në Gjirin e Napolit.
Në foto, që me siguri do të zemërojnë princeshën, vajzën e Sarah Ferguson, shfaqen modelja Erica Pelosini topless, Rachel Zalis dhe Maria Buccellati.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jack mesa duket ishte në brigjet Alamfiane, sepse ka marrë pjesë në Unicef Summer Gala, dhe një mik i çiftit bëri me dije se Eugenia mungonte, sepse bëhej fjalë për një udhëtim pune. Shëtitjet me yaht nuk ishin në program, por për herë të parë Jack u bë protagonist i një situate aspak të këndshme.

Brooksbank dhe vajza e Ferguson janë njohur në Verbier të Zvicrës, ku familja mbretërore kishte një resort. Jack punonte si barist dhe të dy u dashuruan. Çifti nuk është bërë kurrë ndonjëherë pjesë e thashethemeve, deri më sot. Edhe në Kapri asnjë qëndrim i keq nga ana e Brooksbank, vetëm se ka bërë figurë të keqe, si pjesë e familjes mbretërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb