Marrëdhënia e një çifti, sado e fortë të jetë, ndonjëherë mund të rrezikohet nga tradhtia. Por njerëzit nuk janë njësoj, disa janë më të prirë për të tradhtuar e të tjerë më pak.

Sipas një studimi të publikuar nga “Biology Letters”, për të cilin kanë punuar ekspertët e “Oxford University” dhe “Northumbria University”, njeriu është “e mesmja e artë” mes shthurjes dhe besnikërisë.
Sipas studimit, një element i rëndësishëm për të njohur një tradhtar janë duart. Vëzhgimet treguan se meshkujt që tradhtojnë e kanë gishtin e unazës më të gjatë se gishtin tregues, ndërsa te meshkujt besnikë, gishti i tretë dhe i katërt kanë gjatësi pothuajse të njëjtë, citon t.sot.

Megjithatë, pavarësisht të dhënave të mbledhura nga anketimet, studiuesit nuk kanë gjetur ende një lidhje mes gjatësisë së gishtave dhe mundësisë për të tradhtuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: