Pas arratisjes në Tanzani, menjëherë sapo njoftoi divorcin me Francesco Tottin, pushimeve relaksuese në Sabaudia me fëmijët e saj dhe ditët në mal me miqtë, Ilary Blasi vazhdon të jetë të shpenzojë verën duke udhëtuar.

Prezantuesja e njohur televizive ndodhet në Marche me motrën e saj Melory dhe bashkëshortin e vajzën, për t’u strehuar në përqafimin e ngrohtë të gjyshes së saj nga nëna.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale pamjet e dhomës së saj të ndenjjes teksa pi kafe, ha akullore apo shëtit me mbesën e saj Jolie. Vëmendjen e ka tërhequr një nga selfiet e shumta në të cilat Ilary pozon në pasqyrë dhe detaji që dallon është unaza e martesës, tanimë e hequr nga gishti.

Thashethemet, megjithatë nuk i humbasin gjurmët dhe mediat kanë zbuluar se ka qenë pikërisht Ilary ajo që e ka tradhtuar e para ish-kapitenin legjendar të Romës.

Ajo përflitet se ka krijuar një lidhje dashurie me trajnerin personal të fitnessit gjatë kohës që vijonte martesën me Tottin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas revistës PipolGossip, trajneri personal nga Milano, Cristiano Iovino ka qenë ai që e ka ngushëlluar edhe pas ndarjes, duke i dërguar mesazhe “në mënyrë miqësore”.

Corriere della Sera ndërkohë zbulon se në gusht 2021 ka qenë vetë Francesco Totti që ka zbuluar miqësinë “e veçantë” midis ish-gruas së tij dhe Iovino.

Një fakt që e ka shtyrë atë më pas ta shikonte me një këndvështrim tjetër qëndrimin e prezantueses në Milano gjatë “L’Isola dei Famosi”. Vetëm në këtë moment ish-futbollisti, duke u ndjerë i mashtruar, ka filluar njohjen që u kthye në lidhje dashurie me Noemi Bocchi.

Por, pavarësisht “rrëmujës” së krijuar me aludimet e mediave Ilary nuk i është përgjigjur komenteve dhe vazhdon të pozojë seksi dhe djallëzore njëkohësisht… pa unazë në gisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb