Tensione të vazhdueshme pati në seancën e sotme parlamentare në Kuvendin e Serbisë. Deputetët e opozitës raportohet t’i jenë sulur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ata janë dëgjuar fillimisht teksa brohorisnin “tradhti, tradhti, Kosova është zemra e Serbisë”, e më pas kanë shkuar në vendin ku Vuçiç ishte ulur.

Në të njëjtën kohë raportohet se ishin edhe deputetët e SNS-së të cilët janë drejtuar drejt kësaj tryeze, ndërsa përleshja raportohet të ketë zgjatur rreth 15 minuta ndërsa më pas ndërhyri edhe sigurimi i Kuvendit.

Kuvendi Serbi 1
Kuvendi Serbi 1

Vuçiç theksohet se gjatë kësaj kohe ishte i ulur ndërsa u bëri thirrje deputetëve të SNS-së të jenë të qetë dhe të lejojnë opozitën të “tregojë fytyrën”.

Po ashtu ai tha se deputetët e opozitës i kanë shkaktuar Serbisë dëme të mëdha me cirkun që krijuan në Parlament.

Kuvendi Serb
Kuvendi Serb

E gjithë kjo situatë u krijua pas apelit të Boshko Oradoviç, i cili i bëri thirrje Kuvendit që të bëjë thirrje për refuzim të planit franko-gjerman.

Vuçiç ka folur sot para deputetëve serbë, në lidhje me situatat e krijuara në raport me Kosovën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: