Marco Asensio ka vendosur të mos rinovojë me Realin, në fund të këtij sezoni do të largohet falas nga Madridi, por ky është shqetësimi i fundit, pasi sulmuesi spanjoll ka vendos të vijojë karrierën e tij te Barcelona. Asensio duket i prerë në këtë pikë, ka vendosur të largohet pavarësisht se minutat për të parashikohen të jenë më të shumta këtë sezon.

Spanjolli dëshiron të ndihet edhe një herë protagonist, diçka që Xavi ia ka ofruar. Mediat e cilësojnë këtë lëvizje si një tradhti nga ana e Asensio, nuk është e lehtë që tifozët të pranojnë një transferim të tillë te rivalët e përjetshëm.

Mundo
Mundo

Në të njëjtën kohë, Barcelona ka një tjetër objektiv po kaq të rëndësishëm për merkaton e verës. Sipas “Mundo Deportivo”, Bernardo Silva është prioriteti i tyre absolut për të përforcuar mesfushën, në fakt tentuan edhe këtë merkato të afronin lojtarin e Man.City, por në fund nuk ia dolën duke parë edhe vështirësitë e madhe financiare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb