Një dizajner i famshëm që punon për familjen mbretërore në Londër, ka zbuluar një akt të pastër “tradhtie” që nipi i Mbretëreshës Elizabeth II i ka bërë asaj.

Sipas pretendimeve të tij, Mbretëresha besonte se Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markel do ta quanin vajzën e tyre Elizabeth. Shpresat e saj madje u rritën pas një telefonate me Harryn, por ajo mbeti tepër e befasuar pasi nipi zbuloi emrin e trashëgimtares më të vogël të fronit, të cilën e quajtën Lilibet.

Nicky Haslam e bëri rrëfimin e tij në një podcast të fundit ku ai këmbënguli që Harry dhe Meghan duhet ta kishin quajtur vajzën e tyre Doria, pra emrin e nënës së ish-aktores amerikane.

“Pse nuk e quajtën atë foshnjë Doria?” pyeti ai, duke shtuar: “Është emri më i bukur që kam dëgjuar”.

Rgre
Rgre

Haslam pretendon se Mbretëresha u befasua dhe u mërzit kur mësoi emrin e stërmbesës së saj.

Ai tha: “Kam dëgjuar që ai [Harry] i telefonoi asaj dhe i tha se “ne duam ta thërrasim vajzën tonë me emrin tënd, gjyshe”.

Mbretëresha sipas tij iu përgjigj duke thënë: “Sa simpatike, faleminderit”.

“Kështu ajo mendoi se do të ishte Elizabeta. Kështu që ata morën lejen, por nuk ia vendosën emrin”, shprehet Haslam.

Ndërkohë, zëdhënësi i Harryt dhe Meghan nuk komentuan mbi pretendimet e Haslam.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb