TIRANE

Në fokus të emisionit më të ri në “News 24 ,“Jeta pa filtër” ka qënë këtë herë tradhtia në çift. Autorja, psikologia Ervisa Lula sjell një spektër më të gjerë të këtij fenomeni shoqëror. Në një prononcim të veçantë, sociologu Gëzim Tushi propozon një zëvendësim termi duke zbutur konotacionin e tradhtisë e cila me rëndësinë që i jepet shpesh kalon caqet duke shkuar deri në vrasje.

Emisioni sjell një rrëfim të pazakontë, një përballje burrë-grua, ku gruaja quhet nga i shoqi “e çmendur” pasi dyshon në besnikërinë e tij, ndërsa ai pranon se e ka kryer tradhtinë. Shkak sipas tij është indiferenca e të shoqes pas lindjes së vajzës së tyre. Tradhtia është zbuluar nga një detektive private. Ajo ka gjurmuar burrin për një kohë të mjaftueshme duke faktuar të gjitha dyshimet e gruas. Pas përballjes së çiftit në një intervistë të gjatë vjen detektivja më e njohur në Shqipëri Shkenda Lili.

Ajo rrëfen se si i gjurmon tradhtitë, çfarë ndodh gjatë këtij procesi, sa kohë i duhet për të zbuluar një histori paralele. Lili rrëfen dhe historinë më të dhimbshme gjatë karrierës së saj, historinë e një çifti, rast të cilin e ka trajtuar me shumë kujdes për faktin se gruaja që dyshonte ishte me një sëmundje të rëndë. Transmetimi i “Jeta pa filtër” bëhet çdo të mërkurë, në orën 10:30 në “News24” dhe mund të ndiqet edhe në kanalin Youtube të “News24Albania”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb