Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar për prodhim dhe trafik droge në Nevilles të Belgjikës.

Mësohet se emri i personit që drejtonte plantacionin është Drini S. dhe është dënuar me 15 muaj burg dhe me 8000 euro gjobë.

Po ashtu bashkëpunëtori i tij me iniciale Marsel A., është arrestuar dhe dënuar me 1 vit burg dhe është gjobitur po ashtu me shumë 8000 euro.

Drini S., ishte ai që u arrestua në Nivelles, pasi u kap me 19 kg kanabis, ndërsa Marsel A., ishte bashkëpunëtori i tij klandestin i cili punonte në një plantacion droge.

Media vendase bëjnë me dije se Drini S., ishte përpjekur ti shpëtonte policisë duke u larguar me një fugon të tipit “Ford Transit”, por për shkak të probleme teknike ai ka lënë mjetin për të ikur në këmbë. Por, nuk mundi dot pasi u kap nga autoritetet belge.

Gjatë kontrollit të fugonit, policia ka gjetur më shumë se 19 kg kanabis dhe ka sekuestruar edhe celularin e tij.

Ndërsa në kontrollin në plantacionin  e shqiptarit, u gjetën 6 dhoma kultivimi me 1510 bimë kanabis gati për tu korrur. Shtetasi tjetër Marsel A.,  luante rolin e “kopshtarit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb