Një ukrainas i cili dyshohet se ka ‘tradhtuar’ bashkëkombasit e tij është gjetur në qytetin lindor të Donetsk, ka thënë Policia Kombëtare e Ukrainës, teksa në një përditësim në aplikacionin Telegram tha se një banor i Bilozerske ishte “ekspozuar për tradhti” pasi kishte kaluar në anën e armikut dhe i kishte dërguar informacione ushtrisë ruse.

Individi, i cili nuk është identifikuar, akuzohet se u ka treguar trupave ruse informacione për “vendndodhjen e ukrainasve të tierë “, shtoi Policia Kombëtare.

“Tradhtari mund të dënohet me burgim deri në 15 vjet ose me burgim të përjetshëm dhe me konfiskim të pasurisë”, shkruhet në deklaratën e tyre.

Sakaq, nuk bëhet me dije nëse Ukraina ka ndërmarrë ndonjë veprim kundër individit, pasi rajoni i Donetsk-ut aktualisht nodhet nën pushtimin rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb