Bashkëshortja e sundimtarit të Dubait, i ka paguar truprojës së saj britanik 1.2 milion paund që të heshte për lidhjen e tyre 2-vjeçare të dashurisë, si edhe për dhuratat luksoze që i dha, përfshirë një orë 12.000 paund.

Princesha Haya, gruaja e gjashtë dhe më e re e miliarderit Sheik Mohammed Al Maktoum, “e mbuloi” Russell Flowers me dhurata ekstravagante dhe këmbënguli që ai ta shoqëronte kudo që të shkonte.

Marrëdhënia dy-vjeçare u zbulua gjatë seancës gjyqësore të Princeshës kundër bashkëshortit të saj në Gjykatën e Lartë në Londër, ku fitoi kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre.

Lidhja jashtëmartesore e Princeshës me truprojën i shkatërroi gjithashtu martesën 4-vjeçare Flowers.

Sipas dëshmive, bashkëshortja e tij u shkatërrua pasi mësoi lajmin e tradhtisë, ndërsa miqtë treguan sesi e zbuloi ajo këtë vërtetë të hidhur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ata thanë se gruaja e truprojës u rrëfeu se bashkëshorti i saj 37-vjeçar ishte joshur nga Princesha 46-vjeçare me dhurata të shtrenjta, përfshirë një orë 12.000 paund dhe një shotgun me vlerë 50.000 paund.

Në këmbim të dhuratave, truproja nuk duhet të fliste për lidhjen 2-vjeçare me të dhe as gjërat që kishte parë të ndodhnin në familjen mbretërore.

“Gruaja e Russell beson se ai u josh nga paratë dhe dhuratat. Ajo i bëri shumë dhurata të shtrenjta dhe u sigurua që ai të ishte gjithmonë pranë saj,”– tha një mik i ngushtë i gruas së Floëers për Daily Mail. “Kur ishin në Britani, Princesha dëshiron të kalonte pothuajse çdo natë me të dhe ndonjëherë nuk ktheheshin në shtëpi deri mëngjesin tjetër.”

Ndërkohë Princesha i ka hedhur poshtë pretendimet.

Flowers, i cili shërbeu për 5 vite në Regjimentin Mbretëror të Princeshës së Uellsit, filloi të punonte me Princeshën me kohë të plotë në vitin 2016 dhe e shoqëroi në shumë udhëtime jashtë vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb