“Edhe jam penduar edhe jo”. Kështu shprehet 20-vjeçarja në Librazhd, e cila u kap nga prindërit e bashkëshortit me një djalë tjetër.

Ajo ka treguar se ndihet e penduar për familjen dhe atyre i kërkon të falur, ndërsa familjarëve të të shoqit thotë se nuk do t’i kërkojë kurrë të falur.

“Bashkëshortit do t’i thoja pse s’më more në Gjermani, pse më le këtu. Pse më le të bëhem shërbëtore. Të ketë turp familja e tij që më shpërndau në internet. Unë edhe jam penduar edhe jo. I kërkoj falje familjes time, ndërsa atyre s’i kërkoj falje, kurrën e kurrës. E di që gabova, i kërkoj falje mamit”, tha e reja.

Ajo ka treguar jetesën me vjehrrin dhe vjehrrën dhe marrëdhënien që ka pasur me ta. Sipas saj, ajo punonte 8 orë në ditë dhe kur kthehej nga puna, detyrohej të bënte punë të tjera shtëpie.

“Me vjehrrën i kam pasur marrëdhëniet e mira, ndërsa me vjehrrën keq. Më thoshte që të bëj punët mirë. Unë fshija, laja, gatuaja. Vjehrra rrinte në telefon, rrinte jashtë. Thoshte që tani të kam ty nuse… Ikja punoja 8 orë, ndonjëherë rrija edhe orë shtesë. Lodhesha dhe nisja punët.

Kisha 2 banesa, timen edhe të vjehrrës. Fshija e laja. Mëngjesin e drekën s’e bëja sepse isha në punë. Rrogën e dorëzoja te prindërit e mi. Këto kishin nevojë prandaj e dorëzoja te prindërit e mi. Bashkëshorti sillte para për ditëlindje. Më solli për ditëlindje dhe kur vinte nga Gjermania. Vjehrri dhe vjehrra kanë lokal të tyre”, u shpreh vajza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb