TIRANE- Mbrëmjen e të premtes në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës ishte e ftuar Fatmira Brecani. Ajo njihet si një nga këngëtaret e preferuara të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo ka qenë e ftuar speciale si këngëtare dhe mike e familjes Berisha në dasmën e vajzës së tij, Argitës. Gjatë bisedës me moderatorin ajo tregoi disa detaje interesante nga dasma.

“Doktorin e du shumë. Doktori nuk ka kërcyer mesa mbaj mend unë në dasmën e vajzës. I dinte këngët e mia dhe çohej na respektonte të gjithëve”

E pyetur nga Turi nëse do ta ftonte dhe Edi Rama në dasmën e djalit të tij, a do te shkonte? Ajo përgjigjet e sigurt: “Po shkoj, me gjithë qejf shkoj, do ja këndoja këngën e Myslym Pezës, pse jo”.
Ajo ka folur edhe për vështirësitë e profesionit të saj. Duke qenë se kishte 5 vëllezër në familje, ata ishin fanatike ne fillimet e Fatmirës si këngëtare, por sot ata krenohen me të.

Fatmira njihet si bilbili i këngëve të veriut. Në fund të intervistës ajo shpreh se në planet e saj muzikore është edhe një bashkëpunim me këngëtarë të jugut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb