Bashkimi i Partisë Demokratike ka ndezur debatin në studion e “Open” mes deputetit demokrat Gazment Bardhi dhe analistit Arion Sulo e drejtor i News24, Robert Rakipllari.

Debati:

Sulo: Nuk keni më mbështetje tradhtuat kauzën e demokratët

Bardhi: Nuk mbaj kontrollo me kë del Alibeaj nuk më intereson.

Sulo: Ata nuk janë me Berishën

Eni: Po uleni në tavolinë me Berishën. Thoni një gjë e bëni një tjetër.

Bardhi: Nuk doni të dëgjoni, nuk ka kontradiktë fare. I qëndroj deklaratave të mia. Nëse duam të mbajmë gjallë frymën e ndasisë brenda PD që 61 bashkitë ti fitojë Rama të riciklojmë ç’është thënë deri tani nga unë e Berisha. nuk kam asgjë në dorë të bind Berishën të mendojë si unë.

Sulo: Ik në punën tënde

Bardhi: Ne jemi në një parti.

Sulo: Si e quan të korruptuar kryetarin e rri në atë parti

Bardhi: Kandidati do dalë veç, nuk i jep përgjigje askujt veç qytetarëve

Rakipllari: Kandidatët janë produkte politike të një fushate kombëtare e më pas lokale. Janë produkt politik e kanë një sigël partie. Me firmën e kujt do të shkojë?

Bardhi: E rëndësishme është që kandidatët të kenë mbështetjen e çdo zëri opozitar dhe oferta që do i bëjë qytetarëve të marrë besimin e tyre.

Rakipllari: Si mund të jenë produkt politik kur ti thua ndahem me Berishën në disa pika.  Ti ose po bën negociatë ose

Bardhi: Është kundër Ramës

Rakipllari:  Ke thënë është për hallet e veta në krye të PD e ju besoj.

Bardhi: Nuk e kam thënë. Nuk e kam akuzuar që është kundër Ramës për hallin e vet, i kam thënë është në krye të PD.

Rakipllari: Demokratët nuk të dëgjojnë ty duan atë edhe pse është non grata

Bardhi: Disa më dëgjojnë edhe mua

Rakipllari: Produkt politik ka kur hiqen non grata.  Po bëni Pazar për 2- 3 emra? Është njëlloj të bashkosh nazistët me komunistët

Bardhi: Demokratët nuk janë non grata. Nuk mund të lidh dot fatin e një individi me PD e demokratët. Non grata më ndan mua me Berishën po nuk ka asnjë arsye të ndajë demokratët nga Zgjedhjet lokale.

Sulo: E njihni Berishën si kryetar të PD?

Bardhi: Për cështje që na ndajnë nuk ka asnjë ndryshim.

Sulo: A është kryetari juaj?

Bardhi: Po them nuk ka ndryshim qednrimi por nuk ka arsye të qendrojmë peng i debatit kur demokratët duan të shohin një model ndryshe të qeverisjes qendrore.  më thua meqë Berisha e ti ke një qëndrim moho që Berisha ka disa demokratë pas.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: