CESENA – Dy vëllezër shqiptarë janë dënuar me nga 11 dhe 7 vite burg në Itali pasi akuzohet për trafik droge.

Shqiptarët, 22 dhe 31 vjeç, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, u arrestuan një vit më parë nga policia e Forlit.

Mediat italiane raportojnë se dy vëllezërit u kapën me 2 kilogramë marijuanë, dhjetë kg hashash, 3 kg e gjysmë kokainë dhe një pistoletë revolver të kalibrit 38, që rezultonte e vjedhur. Po ashtu, bëhet ditur se shqiptarët ushtronin aktivitetin e tyre kriminal mes Cesena-s dhe Savignano-s.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb