BRINDIZI

Policia e Italisë ka arrestuar gjithsej 17 persona nën akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Gjykata vendosi që 17 prej të arrestuarve të qëndrojnë në burg, 13 në arrest shtëpiak dhe 4 të kenë detyrimin që të shkojnë tek policia gjyqësore, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Arrestimet janë bërë në provincat e Brindizit, Taranto, Romë, Arezzo, Rimini, Forlì dhe Matera. hetimi i nisur nga autoritetet italiane në vitin 2017 çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal, që dyshohet se trafikonte lëndë narkotike në sasi të mëdha. Droga që trafikohej më së shumti ishte marijuanë.

Sipas akuzës, droga vinte nga ajo që njihet si “Rrugë ballkanike”, ndërsa destinacioni i saj final ishte për përdorues droge në Italinë Qendrore dhe atë Veriore.  Anëtarët e organizatës, siç doli nga hetimet, u rekrutuan nga një person që banonte në provincën e Tarantos.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb