ITALI

Policia e Italisë ka zbuluar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht të lëndëve të forta narkotike si kokaina dhe heroina.

Droga dërgohej tregun e Haute-Savoie (Francë) përmes Italisë, duke kaluar nëpër tunelin Mont Blanc. Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar duke hyrë në tunel , ndërsa udhëtonin me Mercedez shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

Bëhet me dije se shqiptarëve iu janë kapur në flagrancë edhe shuma të mëdha parash. Të dy kishin një vizë turistike dhe arrinin për në Francë mesatarisht tre herë në javë, duke transportuar heroinë dhe kokainë të destinuar për dy bashkatdhetarë të tyre.

Shumat që vinin nga tregtia e drogës ishin harxhuar më pas në blerje makinash, si formë për larje parash. Pas arrestimeve, policia ka ushtruar kontroll në një banesë ku jetonin shqiptarët dhe kanë gjetur atje kokainë, heroinë, para e pajisje të tjera. Policia gjeti 60 mijë euro para të gatshme, 1.5 kg heroinë e 1.7 kg kokainë. Korrierët dhe tregtarët e drogës janë arrestuar. Vlera e mallit të sekuestruar vlerësohet rreth 500 mijë euro.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb