Policia greke ka goditur një bandë shqiptaro-bullgare të trafikut të drogës, duke sekuestruar 42 kg heroinë. Mediet fqinje raportojnë se gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë trafikantë, në parkingun e një dyqani të njohur lojërash, në afërsi të Portit të Selanikut.

katër prej të arrestuarve janë shtetas bullgarë, të cilët kishin hyrë pak ditë më parë në Greqi me 81 pako heroinë, me nga 520 gram secila.

Ata kishin lënë takim me dy shqiptarët, në parkingun që ndodhet në Selanik, prej ku janë arrestuar. Sipas policisë, lënda narkotike kishte si destinacion kryeqytetin grek, Athinën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb