Drejtoria e kufirit në Gjirokastër ka kapur 12 shtetas sirianë të moshës 20 deri 40 vjeç.

Ata kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në kufi, ndërsa janë braktisur nga trafikanti që ka qenë në ndjekje dhe është identifikuar nga policia.

Sirianët transportoheshin me një mjet Mitsubishi me targa AA 539 SP. Policia mësohet se është vënë në ndjekje të autorit. Shtetasit në fjalë janë kapur në vendin e quajtur Çatistër.

Burimet policore pohojnë se ka patur më shumë klandestinë, por një pjesë e tyre janë larguar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: