Pas përfundimit të konferencës së organizuar sot në Tiranë nga kreu i shtetit, Ilir Meta shprehet se është shumë e rëndësishme që strukturat kriminale të goditen, shoqëruar kjo edhe me një fushatë ndërgjegjësimi në komunitetet më vulnerabël.

Në një reagim në Facebook, presidenti Meta shton se nevojitet përmirësim i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, sigurimi i identifikimit fillestar dhe referimi i menjëhershëm i viktimave apo viktimave të mundshme pranë shërbimeve përkatëse.

Reagimi i plotë:

I nderuar të organizonim sot Tiranë “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” për të diskutuar dhe përcjellë mesazhe inkurajuese për të gjitha institucionet përgjegjëse për të shumëfishuar përpjekjet dhe nismat konkrete efikase në luftën ndaj këtij fenomeni, nxjerrjen para drejtësisë të autorëve përgjegjës dhe marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të trafikimit.

Është shumë e rëndësishme që strukturat kriminale të goditen, shoqëruar kjo edhe me një fushatë ndërgjegjësimi në komunitetet më vulnerabël.

Kërkohet hetim, ndjekje penale dhe dënim për trafikantët, përfshirë edhe çdo zyrtar bashkëpunëtor, sipas parashikimeve të Kodit Penal.

Nevojitet përmirësim i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, sigurimi i identifikimit fillestar dhe referimi i menjëhershëm i viktimave apo viktimave të mundshme pranë shërbimeve përkatëse.

Mbrojta e të drejtës së jetës dhe integritetit njerëzor është një mision që na përket të gjithëve!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb