Autoritetet shqiptare kanë vendosur të ekstradojnë drejt Francës “Eskobarin” turk të drogës, Faruk Baybasin, i cili u arrestua pak kohë më parë në Tiranë.

53-vjeçari Baybasin ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze, pasi akuzohej për trafik heroine, ndërsa ishte dënuar më parë në Francë me 30 vite burg.

“Nuk kam shkelur në Francë, dua të përballem me autoritetet”, mësohet të ketë thënë “Eskobari”, ndërsa ka dhënë pëlqimin e tij për ekstradim drejt Francës.

Faruk Baybasin ishte anëtar i familjes “Baybasin”, që në Turqi janë etiketuar si “Eskobarët e Evropës”, për shkak të sasive të mëdha të heroinës, që kanë trafikuar nga Turqia drejt vendeve evropiane, që kap vlerën e 14 miliardë eurove.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb