Pesë persona kanë rënë në pranga si pjesëmarrës të një organizate kriminale për trafikim të emigrantëve të paligjshëm. Kjo organizatë e shtrinte aktivitetin nga Turqia në Rodos të Greqisë.

Ky grup u shpërbë pas një operacioni të kryer nga Porti i Rodos në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes së Kufijve Detarë(DAPTHAS).

Fillimisht Autoriteti Portual i Rodos u informua për një skaf i cili ndodhej në një zonë detare të Rodos, ku menjëherë në vendngjarje ka shkuar një varkë patrullimi për të identifikuar skafin.

Menjëherë është bërë edhe konfiskimi i skafit, në të cilin ndodheshin 27 të huaj.

Pas hetimeve rezultoi se anëtari kryesor i këtij grupi është një 38-vjeçar , banues në Rodos, i cili më pas u arrestua.

38-vjeçari dyshohet se ka koordinuar me trafikantët në Turqi transferimin e paligjshëm të emigrantëve nga Turqia në Rodos dhe gjithashtu është kujdesur për pritjen si edhe transferimin e tyre në hotelet në përcaktuara për të qëndruar në ishull, të cilat funksiononin si “shtëpi e sigurt” për tu fshehur nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb